FTESË

për mbledhjen e përgjithshme vjetore të anëtarëve e mbajtur me 27 prill 2019 

Të ndëruar Anëtarë të Shoqatës,
Në bazë të statutit të Shoqatës, me anë të kësaj letre, Shoqata Kulturore Gjermano - Shqiptare ILIRIA, ju fton në mbledhjen e përgjithshme vjetore të anëtarëve për vitin 2019.
Mbledhja do të mbahet të shtunën me datën 27.04.2019 nga ora 19:30 në objektin e Shoqatës ILIRIA në Löwentalerstr. 6, 88046 Friedrichshafen.
Në këtë mënyrë, duam të ju falendërojmë për mbështetjën që na keni dhënë ju dhe familja juaj gjatë gjithë vitit, në të gjitha projektet të cilat jemi angazhuar gjatë vitit të kaluar.
Edhe pse nuk kishim shumë përvojë dhe nuk kemi shumë kohë që jemi formuar si shoqatë e re, ne gjatë vitit të kaluar kemi bërë shumë përpjekje nëpërmjet të cilave jemi munduar që të rrisim bashkëpunimin dhe të forcojmë lidhjet tona si komunitet shqiptar në Bodensee.
Me shumë mundësi gjatë vitit të kaluar kemi bërë ndonjë lëshim dhe nuk ka qënë çdo gjë në rrugën e dëshiruar, mirëpo jemi të vetëdijshem që këtë vit, kemi shumë punë dhe projekte për të punuar.
Për të vazhduar tutje edhe këtë vit, na duhen mbështetje, sygjerime por edhe kritika nga çdo anëtarë dhe çdo familje, sepse vetëm kështu mund të përmirësohemi në punën tonë.
Të dashur antarë, është shumë më rendësi që të jeni të pranishem në këtë takim sepse disa nga temat të cilat do të diskutohen në mbledhjen e përgjithshme janë: 
1. Prezentimi i raportit vjetor për të gjitha aktivitetet në vitin 2018; 
2. Raportim financiar i detajuar për të hyrat dhe shpenzimet për vitin 2018; 
3. Projektet e planifikuara për vitin 2019; 
4. Diskutim i hapur për të gjithë me antarët e shoqatës.
Prandaj, më shumë knaqësi ju mirëpresim në mbledhjen vjetore të shtunën në mbrëmje! 
Shoqata Kulturore Gjermano – Shqiptare ILIRIA