29.-30.06.24 

Shoqata jonë festen ndërkulturor i qytetit Friedrichshafen

Si çdo vit, klubi ynë u prezantua në Friedrichshafen. E gjithë ngjarja ishte një sukses i plotë. Shumë faleminderit për të gjithë ata që ndihmuan.

18.02.24

Shoqata hap bibliotekën e fëmijëve

Shoqata është e vetmja shoqatë në Friedrichshafen që hap një bibliotekë për fëmijë.   Me Bilbiotek fëmijët kanë mundësi të lexojnë libra për fëmijë në gjermanisht dhe shqip. 
Ky aktivitet mori aq shumë vëmendje sa që televizioni “RTK” erdhi posaçërisht nga Kosova për të dokumentuar këtë ngjarje unike.

17.02.24 Festimi i Pavarësisë së Kosovës


Shoqata organizoi edhe këtë vit festën e pavarësisë se Kosovës. Këtë vit ishim mysafirë në sallën sportive Eriskirch


21.01.24

Trajneri special “Feim Leka” punon së bashku me grupin tonë të Vallzimit.

 

Një javë e vështirë por shumë e suksesshme po përfundon. Grupi Iliria Tang kishte një trajner special “Feim Leka” për të mësuar valle unike

Turnir nga Shoqata 26.11.23

Shoqata Iliria organizoj Turnir me Daten 26.11.23. Per dyten her është organizuar një Turnir nga shum i suksesshëm.

Interkulturelles Stadtfes FN

Shoqata Iliria merr pjes per tretën her ne Festen nderkulturore ne Friedrichshafen. Aty u prezantuan ushqimet tradicionale shqiptare. Prezantimi i Grupit Valltar Iliria ishte diqka e veqant ne Fest. 

Zgjedhjet  per krysin e Shoqates

Me daten 10.04.2022 u mbajt ne Festhalle ne Friedrichshafen zgjedhjet e reja per Kryesin e Shoqates   

Takim me Konsullin Imer Ladrovci

Me daten 13.10.2021 u mbajt nje Takim me Konsullin e Stuttgartit Zotrin Imer Ladrovci. Tema kryesore ishte Shkolla plotësuse ne gjuhen Shqipe.

Tag der offenen  Tür

Shoqate Iliria e perfaqson Kombin Shqiptar ne "Tag der offenen Tür" me Daten 03.10.2021 ne Friedrichshafen. Nje Event shum i suksesshem per vendin e Friedrichshafen.

Shoqata kunder Covidit 19

Shoqate Iliria e ndimon aktiv Kommunen e Friedrichshafen me nje Akcion te vakcionimit kunder Covid 19. Me Daten 25.09.2021 është organizu kampanja per vakcijonimin kunder covid 19.



Njoftim për mjetët e mbledhura për të prekurit nga tërmeti!

Të dashur bashkatdhetar,
Ju njoftojmë se edhe pas përfundimit të aksionit nga njerëz të vullnetit të mirë, kemi arritur shumën e mbledhur të te hollave në 10.000 Euro.
Për të qënë sa me transparen në lidhje me dërgimin e mjetëve financiare, sot kemi bashkëbiseduar me z. Elvis Naçi.
Nesër mbrëma (06.12.2019) nga ora 21:00, ai do të jetë musafir  drejtpërdrejtë në televizionin news24 (https://balkanweb.com/news24/news24_live.php), po ashtu kjo lidhje do të shkoj edhe në profilin e tij në Facebook (https://www.facebook.com/ElvisNaci/).
Në këtë emision ai do të njoftoj për donacionin e dhuruar bashkatdhetarët në bashkëpunim më shoqatën. Mjetët e mbledhura për këtë qëllim do të dorëzohën nesër ose më së largu të hënën.

Shoqata ILIRIA, do të ju mbajë të informuar për për çdo hap në lidhje me këtë aktivitet!

ANULOHET

 Si shënje solidarizimi me viktimat nga termeti i 26 nëntorit anulohet kjo Mbrëmje muzikore!

 

Për  nderë të ditës së flamurit dhe 107 vjetorin e shpalljës së Pavarsisë së Shqipërisë

Letër falendërimi për festën ndërkulturore të qytetit!

Festa nderkulturore e qytetit përfundoj me sukses! Shoqata Kulturore Shqiptare ILIRIA, në Friedrichshafen, dëshiron të shprehë falenderimin dhe respektin me të madh për të gjithë anëtarët dhe bashkatdhetaret për përkrahjen financiare, me ushqim apo me pije, si dhe për   angazhimin e kontributin që kanë dhënë në ndihmë të shoqatës, me qëllim që në këtë festë të prezantohemi sa me denjësisht! 
Falenderime dhe respekte të veçanta u takojnë nënave dhe motrave tona shqiptare për gatimet e përgaditura me plotë shije dhe më bollek. Po ashtu, falenderojmë të gjithë vullnetarët që gjatë këryre dy ditëve janë angazhuar maksimalisht, dhe kanë sherbyer me shumë knaqësi, me qëllim që ne si shoqatë dhe si komb të prezantohemi sa më mirë. 
Në veçanti dëshirojmë të falenderojmë mësuesen dhe Grupin e Vallëzimit ILIRIA, të cilët me përformancën e tyre i kanë prezantuar në mënyrën me të mirë të mundëshme veshjet tradicionale dhe vlerat tona muzikore. 
Të dashur bashkatdhetarë, pjesëmarja e juaj, me antarët e familjes në këtë festë ka qënë shembulli me i mirë i bashkëpunimit dhe komunikimit në mes veti, sepse në këtë mënyrë kemi krijuar një atmosferë fantastike të cilën do ta dëshironte çdo shoqatë tjetër pjesëmarrëse!
Prandaj me shumë knaqësi ju presim në aktivitetet radhës!

Seminar për integrimin e të rinjeve nga Ballkani Perendimor

 Pavarësisht kornizës së gjerë legjislative, politike dhe institucionale, të rinjet të cilët migrojnë për herë të parë në Gjermani përballën me sfida të ndryshme në fushën e integrimit. Këto sfida karakterizohën me mungesë të njohurive për të drejtat dhe obligimet e tyre sa i përket akomodimit, të drejtave të punës, shkollimit dhe bashkimit familjar. Në bazë të përvojës me këta të rinjë mund të konkludojmë se pjesëmarrja e ulët dhe jo e rregullt e të rinjeve në aktivitetet integruese të cilat organizohen nga institucionet shqiptare dhe ato gjermane është sfidë e madhe dhe ka nevojë të trajtohet. 

Shoqata ILIRIA, ka organizuar një  “Seminar për integrimin e të rinjeve nga Ballkani Perendimor” me qëllim që tu ofronte njohuritë e nevojshme për integrim në mënyrë që këta të rinjë të marrin pjesë në aktivitete të përbashkëta në të mirën e  të rinjëve, si dhe mbështet integrimin në mënyrë që hap pas hapi këta të rinjë të fitojnë njohuri për sistemin e edukimit, të punësimit dhe të planifikimit të jetës në Gjermani.  

Ndër temat e diskutara në këtë Seminar kan qënë:

  1. Njohorit dhe mundësitë  per Kurse në Gjuhen Gjermane.
  2. Mënyra e aplikimit per Pune dhe Ausbildung (Bewerbung).   
  3. Njohje me të drejtat e punës, 
  4. Të drejten e Bashkimit Familjar, dhe 
  5. Njohjen e Diplomave.     

Festa për Pavarsinë e Kosovës
 

 Të dashur bashkatdhetarë mirë se keni ardhë!

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzimi i një rrugëtimi të dhimbshëm  i cili është përshkruar me vuajtje që pas shumë përpjekjeve me vite, dekada dhe shekuj, duke kontribuar gjeneratë pas gjenerate përfundoj me shpalljen e Pavarësisë. 

Këto njëmbëdhjetë vjet, Kosova është përballur me shumë sfida, dhe për konsolidimi e shtetit të Kosovës duhet që të gjithë bashkarisht të angazhohemi me tepër për shtyrjen më tej të hapave për integrimin e Kosovës. Sfida për ne edhe me tutje mbesin Liberalizimi i Vizave, por kryesorja mbetet aspirata për hyrjen në NATO dhe integrimi në BE. 

Zyrtarisht, deri më sot, Kosovën e kanë njohur 116 shtete, po ashtu gjatë këtij viti Kosova ka formuar Ushtrinë dhe ka marrë vendime të rendësishme siç është taksa për produktet nga Serbia dhe Bosnja të cilat i kanë hapur rrugë zhvillimit të bizneseve vendore por edhe kanë rritur bashkëpunimin tregtarë me Shqipërinë.

Për këtë ditë merita të mëdha ka edhe kontributi i Diasporës që është shumë i çmueshëm dhe i pazëvendësueshëm, sepse ashtu ciç kemi ditur të ndihmojmë në kohën e luftës ashtu ndihmojmë edhe sot duke dërguar remitenca gati sa gjysma e Buxhetit të Kosovës.

Para se të përfundoj me lejoni shkurtimisht që të ju informoj me disa nga aktivitetet të cilat janë paraparë të mbahen në muajt në vazhdim:

Me datë 23 Shkurt, do të jetë raporti vjetor para anëtarëve të Shoqatës, 

Me datë 02 Mars  do të jetë një takim me afaristët shqiptarë në Bodensee,

Me datë 10 Mars do të një Seminar për integrimin e të rinjëve që kanë ardhë me vizë pune në dy vitet e fundit.

Ndërsa gjatë muajve tjerë do të vazhdojmë me  një Grill Fest, Festen e Qytetit dhe Festen e Bajramit.

Në gjithmonë i ndajmë bashkë si gëzimet, po ashtu edhe hidhërimet, por sot është një ditë e veçuar, një ditë kur ne festojmë përvjetorin e vërtetë të Pavarësisë së Kosovës prandaj, le të vazhdojmë me valle dhe këngë shqiptare.

Ju faleminderit, 

Uroj që të kaloni një mbremje të pa harruar!

Mbledhje e përgjithshme vje